Putin reagon pas eliminimit të Khameneit: Vrasje cinike
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi sot se eliminimi i udhëheqësit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, dhe anëtarëve të familjes së tij ishte një vrasje “cinike” që shkelte të gjitha normat e moralit njerëzor dhe të drejtën ndërkombëtare. “Ju lutem pranoni ngushëllimet e mia të thella në lidhje me vrasjen e Liderit Suprem të Republikës Islamike të Iranit, Seyed Ali Khamenei, dhe anëtarëve të familjes së tij, e kryer në shkelje cinike të të gjitha normave të moralit njerëzor dhe të drejtës ndërkombëtare”, tha Putin në një shënim drejtuar homologut iranian Masoud Pezeshkian të publikuar nga Kremlini. Khamenei u vra të shtunën, në moshën 86 vjeç, njoftoi media shtetërore iraniane, në sulmet ajrore të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara. “Në vendin tonë, Ajatollah Khamenei do të...
Burimi:
ntv.al