Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Putin: Nëse s’ka paqe, Rusia do të përdorë forcën
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Ukraina nuk po tregon vullnet për t’i dhënë fund luftës në mënyrë paqësore, duke paralajmëruar se Rusia do të vazhdojë përpjekjet për të arritur objektivat e saj “me forcë”, nëse një zgjidhje diplomatike nuk realizohet. Deklarata u bë një ditë përpara takimit të paralajmëruar mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ish-presidentit amerikan Donald Trump. Sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS, Putin ka thënë se Moska vëren mungesë vullneti nga ana e Kievit për t’i dhënë fund konfliktit. “Ne shohim që Ukraina nuk po nxiton drejt një zgjidhjeje paqësore. Nëse kjo nuk ndodh, ne do t’i arrijmë qëllimet tona me forcë,” citohet të ketë thënë presidenti rus. Putin shtoi se, sipas tij, Perëndimi po i ofron Ukrainës mbështetje të...