Putin i fiksuar pas ‘masave të sigurisë’ pas vrasjes së Khameneit! Moska bllokon Telegram, WhatsApp dhe YouTube

Putin i fiksuar pas ‘masave të sigurisë’ pas vrasjes së Khameneit! Moska bllokon Telegram, WhatsApp dhe YouTube

Një errësirë digjitale ka mbuluar Moskën, dhe ajo që duket qartë është vetëm gjendja e pasigurisë në rritje në të cilën jeton Vladimir Putin. Prej një jave, ai ka ndaluar plotësisht internetin mobil në kryeqytet, një qytet modern me mbi 13 milion banorë. Ky vendim nuk është shpallur, por është zbatuar papritur për “arsye sigurie” dhe pa përcaktuar kohëzgjatjen. Kufizimi i internetit vjen pas disa kontrolleve të tjera të ashpra. Që nga vera e kaluar, Kremlini ka bllokuar gradualisht lidhjet me aplikacione mesazhesh si WhatsApp dhe Telegram, si dhe me platformat sociale si YouTube. Bllokimi i Telegram ka krijuar probleme për ushtarët rusë në frontin ukrainas, të cilët e përdornin këtë platformë për komunikim. Në vend të internetit të vjetër, pushteti ka promovuar një rrjet mesazherie të kontrolluar nga njerëz...