Putin frikëson ndërkombëtarët: Dominon ligji i më të fortit
Situata në nivel ndërkombëtar po degradon gjithnjë e më shumë dhe gjithnjë e më shumë diplomacia po zëvendësohet nga veprime të njëanshme e të rrezikshme. Kështu ka deklaruar presidenti rus Vladimir Putin gjatë një ceremonie të zhvilluar në Kremlin për akreditimin e 34 ambasadorëve në Moskë. “Në vend të dialogut mes shteteve dëgjojmë monologun e atyre që, përmes së drejtës së forcës, e konsiderojnë të pranueshme t’u diktojnë të tjerëve vullnetin e tyre, t’u mësojnë të tjerëve se si të jetojnë dhe t’u japin urdhra”, ka thënë Putin, i cituar nga agjencia e lajmeve “Tass”. Më tej, presidenti rus ka komentuar edhe marrëdhëniet mes vendit të tij dhe atyre të Evropës, duke thënë se ato kanë “rrënjë historike”, por duke shtuar se aktualisht “lënë për...
Burimi:
ntv.al