Putin dhe Netanyahu diskutojnë për Iranin, Moska shprehet e gatshme të ndërmjetësojë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, zhvilluan një bisedë telefonike ku diskutuan situatën në Lindjen e Mesme, me theks të veçantë te zhvillimet në Iran, njoftoi shërbimi për shtyp i Kremlinit. Sipas deklaratës zyrtare, Putin theksoi se stabiliteti dhe siguria në rajon duhet të garantohen përmes rrugëve diplomatike, duke nënvizuar se Rusia është e gatshme të luajë rol ndërmjetësues në dialogun përkatës. Dy liderët ranë dakord të mbajnë të hapura kanalet e komunikimit dhe të vijojnë kontaktet mes tyre. Biseda e fundit mes tyre ishte zhvilluar më 15 nëntor. Kjo komunikatë vjen në një kohë tensionesh të shtuara në Iran, ku në fund të vitit të kaluar shpërthyen protesta për shkak të zhvlerësimit të ndjeshëm të rialit iranian, i cili...
Burimi:
vizionplus.tv