Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“Pushtuan” faqet e mediave botërore në 2025, ja cilët janë pesë personazhet
Nga xhihadisti i shndërruar në burrë shteti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, te Virginia Giuffre, akuzuesja e amerikanit të dënuar për abuzim seksual, Jeffrey Epstein: këto janë pesë figura që definuan vitin 2025. Ahmed al-Sharaa Nga një ish-xhihadist i njohur si Abu Mohammed al-Jolani në president të përkohshëm të Sirisë, Ahmed al-Sharaa ka përjetuar një ndryshim të jashtëzakonshëm qëkurse sundimtari i kamotshëm, Bashar al-Assad, u rrëzua nga pushteti. Më 8 dhjetor 2024, Sharaa hyri në Damask pasi udhëhoqi ofensivën e rrufeshme të aleancës së tij islamiste nga bastioni i tyre në veriperëndim të Sirisë, duke i dhënë fund luftës civile që zgjati gati 14 vjet. Duke e shkurtuar mjekrën dhe duke ndërruar uniformat ushtarake me kostume, Sharaa u vendos në pallatin presidencial ku Assadi – i...