Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macron dhe familja e tij

Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macron dhe familja e tij

jë punonjës i Pallatit Élysée në Paris është arrestuar nën akuzën e vjedhjes së sendeve me vlerë historike dhe financiare nga rezidenca zyrtare e presidentit francez. Sipas autoriteteve, bëhet fjalë për një përgjegjës për ruajtjen dhe administrimin e serviseve të tavolinës të përdorura nga presidenti, familja e tij dhe personalitete të huaja. Hetimet zbuluan se ai, së bashku me dy persona të tjerë, dyshohet se kishte marrë enë argjendi dhe porcelani dhe kishte tentuar t’i shiste në platforma online ankandesh, si Vinted. Vlera e përgjithshme e objekteve të vjedhura llogaritet deri në 40 mijë euro. Alarmimin e dha shefi i shërbimit të argjendarisë në Élysée, pasi u konstatua mungesa e disa sendeve që konsiderohen pjesë e trashëgimisë kombëtare. Shumica e objekteve i përkasin Manifakturës së...