Publikohet testamenti i Jeffrey Epstein, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse

Publikohet testamenti i Jeffrey Epstein, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse

Sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, Jeffrey Epstein planifikonte ta shpërndante pasurinë e tij te një sërë miqsh, të afërmish, punonjësish dhe bashkëpunëtorësh pas vdekjes së tij. Ai donte t’i linte partneres së tij të fundit, Karina Suljak, 42,194,100 dollarë, një unazë diamanti gati 33 karatësh, ishullin Little St. James, shtëpinë e tij në Nju Jork, ndër të tjera. Të dhënat e publikuara tregojnë se Jeffrey Epstein nënshkroi testamentin e tij më 8 gusht 2019, dy ditë para se të gjendej i vdekur në qelinë e tij të burgut në Manhattan, sipas ABC. Tetë ditë pas vdekjes së Epstein, testamenti u nënshkrua nga avokati i tij i hershëm, Darren Indyke, dhe u nënshkrua gjithashtu nga kontabilisti i tij, Richard Kahn. Por...