Publikohet foto brenda seancës, ndërpritet dëshmia e Hillary Clinton për Epstein
Dëshmia e Hillary Clinton në lidhje me abuzuesin seksual, të ndjerin Jeffrey Epstein, është ndërprerë pasi një foto është publikuar nga brenda seancës me dyer të mbyllura me ligjvënësit amerikanë. Në deklaratën e saj hapëse ish-Sekretarja e Shtetit akuzoi Komitetin Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve të udhëhequr nga republikanët për “teatër politik partiak” dhe i bëri thirrje atyre që t’i kërkojnë Presidentit Donald Trump të dëshmojë. Clinton thotë se nuk ka informacion mbi krimet e Epstein dhe nuk kujton ta ketë takuar ose folur ndonjëherë me të. Ish-presidenti amerikan Bill Clinton do të dëshmojë të premten dhe më parë ka thënë se ka udhëtuar me aeroplanin e Epstein, por mohon çdo dijeni ose përfshirje në krimet e Epstein. Ligjvënësit pritet t’u japin mediave përditësime rreth...
Burimi:
opinion.al