Publikimi i Dosjes Epstein/ Trump reagon për herë parë: Dokumentet e reja më shfajësojnë mua

Publikimi i Dosjes Epstein/ Trump reagon për herë parë: Dokumentet e reja më shfajësojnë mua

Donald Trump ka folur publikisht për herë të parë në lidhje me publikimin e ri të dosjeve që kanë të bëjnë me Jeffrey Epstein, duke pretenduar se dokumentet e shfajësojnë atë nga çdo dyshim për përfshirje. Presidenti amerikan foli me gazetarët gjatë një fluturimi në Air Force One për në Florida, disa orë pasi materiali i ri u publikua nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së. “Nuk e kam parë vetë, por disa njerëz shumë të rëndësishëm më kanë thënë se jo vetëm që më shfajëson mua, por është krejt e kundërta e asaj që disa, e dini, e majta radikale, shpresonin”, tha Trump, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me përmbajtjen e dosjeve. Donald Trump kishte marrëdhënie shoqërore me Jeffrey Epstein në të kaluarën...