Pse Trump nuk po e “shtyp butonin” për të sulmuar Iranin? Roli i Netanyahut dhe sanksionet ndaj një bashkëpunëtori të ngushtë të Khameneit

Pse Trump nuk po e “shtyp butonin” për të sulmuar Iranin? Roli i Netanyahut dhe sanksionet ndaj një bashkëpunëtori të ngushtë të Khameneit

Presidenti amerikan Donald Trump shfaqet i rezervuar, për momentin, për një sulm të mundshëm ushtarak kundër Iranit. Shtëpia e Bardhë po konsultohet me aleatët për kohën dhe pasojat e një operacioni të tillë. Shqetësimi kryesor është nëse një goditje ndaj Teheranit mund të çojë në destabilizim real të regjimit iranian apo në kundërpërgjigje të gjera rajonale. Sipas pesë burimeve amerikane, izraelite dhe arabe, të cituara nga Axios, opsioni ushtarak mbetet ende mbi tavolinë. Vendimi i presidentit amerikan për të “ngrirë” përkohësisht “shtypjen e butonit” ka nxjerrë në pah shqetësim të fortë si brenda qeverisë amerikane ashtu edhe midis aleatëve, nëse një sulm kundër Teheranit do të provokonte njëkohësisht hakmarrje në shkallë të gjerë. Ndërkohë që Trump po shqyrton edhe rrugë diplomatike, ushtria amerikane ka nisur të largojë...