Pse stuhia Epstein është fatale për Britaninë e Madhe, por jo për Trump?

Pse stuhia Epstein është fatale për Britaninë e Madhe, por jo për Trump?

Skandali i Jeffrey Epstein vazhdon të zgjerohet dhe të prodhojë pasoja politike në disa vende, por jo kudo njësoj. Një analizë e Stephen Collinson për CNN vë në kontrast të fortë krizën që po përjeton Mbretëria e Bashkuar me situatën në Shtetet e Bashkuara, ku president Donald Trump duket se mbetet politikisht i paprekur. Në Britani, presioni politik po rritet çdo ditë. Kryeministri Keir Starmer, ndonëse nuk ka pasur kurrë lidhje personale me Epstein, po përballet me një krizë serioze që mund t’i rrezikojë postin. Shkaku lidhet me emërimin e ish-ministrit laburist Peter Mandelson si ambasador në Uashington, pavarësisht miqësisë së tij të njohur me Epstein. Dosjet e reja sugjerojnë se Mandelson mund t’i ketë dhënë Epstein-it informacione të ndjeshme gjatë krizës financiare të vitit 2008. Ai tashmë po përballet...