Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat tona të kreditit dhe t’i vënë bankat nën presion
Më 21 gusht, telefoni i Nicolas Guillou praktikisht “u shua”. Nuk mund të rezervonte një Uber, një biletë treni apo të bënte blerje online. Kartat e kreditit iu bllokuan, duke e lënë pa mundësi pagese në supermarkete, restorante apo akses në llogarinë bankare. Edhe Expedia i refuzoi rezervimin e një hoteli në Francë. “Faji” i Guillou dhe i katër gjyqtarëve të tjerë të Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë ishte autorizimi i një urdhër-arresti për krime lufte ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant. Për këtë vendim, administrata e Donald Trump vendosi sanksione, duke ndaluar çdo kompani amerikane, ose me interesa në SHBA, t’u ofrojë çfarëdo shërbimi. Njësoj ndodhi në korrik 2025 me raporteren speciale të OKB-së për territoret palestineze të pushtuara,...
Burimi:
javanews.al