Pse Amerika duhet t’i mbështesë kryengritësit iranianë?!

Pse Amerika duhet t’i mbështesë kryengritësit iranianë?!

Nga Thomas Cantwell* Ne u kërkuam atyre të çarmatoseshin. Në këmbim, Amerika u dha fjalën e saj: ne do t’i mbronim. Midis atyre që njoha ishte Hossein Madani, një zëdhënës i palodhur që kishte studiuar në Shtetet e Bashkuara dhe më vonë u bë miku im. Një dekadë më vonë, Hossein u vra. U qëllua fillimisht në bark, pastaj u ekzekutua me një plumb në kokë, ndërsa rrinte ulur i plagosur dhe i pambrojtur pas një muri. Pesëdhjetë e një të tjerë u vranë bashkë me të. Forcat irakiane, që i ishte besuar mbrojtja e tyre ose ishin diku tjetër ose i tërhoqën vetë këmbëzat. Nuk e kam harruar atë tradhti që atëherë. Sot, ndërsa Irani hyn në fazën më të rëndësishme të kryengritjes së...