Provokon Koreja e Veriut, teston raketahedhës të fuqishëm

Provokon Koreja e Veriut, teston raketahedhës të fuqishëm

Koreja e Veriut rindez alarmet në rajon, pasi testoi raketahedhës të fuqishëm që mund të mbajnë armë bërthamore. Udhëheqësi Kim Jong Un mbikëqyri personalisht lëshimin e raketave taktike, që me saktësi goditën një objektiv në det. Gjatë kësaj stërvitjeje, kreu i vendit komunist u shfaq krah vajzës, duke dhënë një mesazh të qartë force ndaj kundërshtarëve. Kim deklaroi se këto armë vdekjeprurëse u shkaktojnë armiqve një shqetësim të thellë për fuqinë shkatërruese të Phenianit. Ky provokim vjen si një kundërpërgjigje ndaj stërvitjeve të përbashkëta ushtarake që po zhvillojnë aktualisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut. Motra e liderit, Kim Yo Jong, tha se stërvitjet po kryhen në “një kohë kritike, kur struktura globale e sigurisë po shembet me shpejtësi dhe po shpërthejnë luftëra...