Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia
Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së ka njoftuar se po heton protestuesit që ndërprenë një shërbesë të dielën në një kishë në Minnesota, pasi besonin se një prej pastorëve të kishës punonte për Agjencinë për Imigracionin dhe Doganat (ICE). Pamjet e shpërndara tregojnë protestuesit brenda kishës duke bërë thirrje të tilla si “ICE jashtë” dhe “Drejtësi për Renee Good”, gruan që u vra nga një agjent i ICE-së në Minneapolis më herët këtë muaj. Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë akuzojnë protestuesit për shpifje ndaj një vendi adhurimi dhe thanë se do t’i hetojnë ata për shkelje të të drejtave civile. Protestat anti-agjentëve të emigracionit vazhdojnë, për shkak të përshkallëzimit të politikave të emigracionit nga presidenti Donald Trump, ndërsa Pentagoni ka vendosur 1,500 ushtarë në gatishmëri për...
Burimi:
javanews.al