Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme
Serbia ka hyrë de facto në një periudhë parazgjedhore që nga fillimi i vitit 2026, edhe pse data e zgjedhjeve parlamentare ende nuk është shpallur zyrtarisht. Mbi një vit pas nisjes së protestave studentore dhe tensioneve politike, presidenti Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar zgjedhje të parakohshme, pa dhënë një afat të saktë, duke lënë të mundshme mbajtjen e tyre mes muajve tetor dhe dhjetor. Analistët politikë vlerësojnë se ka një “dritare mundësie” për ndryshim pushteti në Beograd. Politologu Dushan Spasojeviç thekson se për herë të parë qeveria dhe opozita kanë mbështetje të përafërt në sondazhe, duke e bërë reale mundësinë e humbjes së pushtetit nga qeveria aktuale. Megjithatë, Vuçiç paralajmëron se qeveria ka burime dhe përvojë për të përballuar krizën politike. Studentët kthejnë protestat në fushatë...
Burimi:
javanews.al