Protestat në Minnesota, Trump dislokon ushtrinë, 1500 ushtarë në gatishmëri

Protestat në Minnesota, Trump dislokon ushtrinë, 1500 ushtarë në gatishmëri

Pentagoni ka urdhëruar rreth 1500 ushtarë aktivë në detyrë të përgatiten për një dislokim të mundshëm në Minesota, ku po mbahen protesta të mëdha kundër fushatës së deportimit të presidentit amerikan. Ushtria i vendosi njësitë në gjendje gatishmërie për dislokim, në rast se dhuna në shtetin verior përshkallëzohet, raportoi Washington Post. Shtëpia e Bardhë tha se është praktikë standarde që Pentagoni të jetë i përgatitur për çdo vendim që presidenti mund të marrë. Presidenti Trump kërcënoi të enjten se do të përdorë Aktin e Kryengritjes për të dislokuar ushtrinë, nëse autoritetet shtetërore nuk ndalin protestat kundër zyrtarëve të emigracionit, pas një rritjeje të ndjeshme të agjentëve të ICE. “Nëse politikanët e korruptuar të Minesotës nuk zbatojnë ligjin dhe nuk ndalin kryengritësit që sulmojnë agjentët e...