Protestat në Iran, raportohet për dhjetëra të vdekur e mijëra të arrestuar
Protestat në Iran kanë hyrë në ditën e katërmbëdhjetë me radhë, por ende nuk ka një informacion konkret lidhur me numrin e saktë të personave të arrestuar në qytete të ndryshme në Republikën Islamike. Deri më tani, autoritetet e gjyqësorit dhe të sigurisë në Iran nuk kanë dhënë shpjegime sa i përket numrit të të arrestuarve, se ku po mbahen ata dhe nën çfarë kushtesh. Në ditët e fundit, qindra persona janë arrestuar në lidhje me protestat në Iran, përfshirë edhe adoleshentë. Deputeti i Parlamentit iranian, Abdolvahed Fayazi, anëtar i Komisionit të arsimit dhe hulumtimit të Parlamentit, ka konfirmuar arrestimin e fëmijëve dhe adoleshentëve. Para ndërprerjes së internetit në mbarë vendin, ai deklaroi në një intervistë për agjencinë gjysmëzyrtare të lajmeve ILNA se “gjyqësori do...
Burimi:
vizionplus.tv