Protestat në Iran, PE ndalon hyrjen e zyrtarëve të lartë iranianë
Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, ka njoftuar se ka marrë vendimin për të ndaluar hyrjen e të gjithë personelit diplomatik dhe çdo përfaqësuesi të Republikës Islamike të Iranit në të gjitha ambientet e Parlamentit Europian. Vendimi u bë publik përmes një postimi në rrjetet sociale, ku Metsola thekson se masa vjen në mbështetje të popullit iranian, i cili sipas saj po vazhdon të luftojë me guxim për të drejtat dhe lirinë e tij. “Ndërsa populli i guximshëm i Iranit vazhdon betejën për të drejtat dhe lirinë, sot vendosa të ndaloj hyrjen në të gjitha ambientet e Parlamentit Europian për të gjithë personelin diplomatik dhe çdo përfaqësues tjetër të Republikës Islamike të Iranit”, shkruan Metsola. Ajo shton se Parlamenti Europian nuk do të kontribuojë në...
Burimi:
vizionplus.tv