Protestat në Iran, hakerohet televizioni shtetëror, mesazh për forcat e sigurisë: Mos i drejtoni armët nga populli
Persona të panjohur kanë hakeruar transmetimet satelitore të televizionit shtetëror iranian,duke transmetuar aty disa pamje në mbështetje të Princit të Kurorës në mërgim Reza Pahlavi. Ata i kanë bërë gjithashtu thirrje forcave të sigurisë që të mos “i drejtojnë armët ndaj popullit”. Pamjet e hakerëve u transmetuan në disa kanale satelitore të kontrolluara nga Islamic Republic of Iran Broadcasting, IRIB, transmetuesi shtetëror që ka monopolin e televizioneve dhe radiove në vend. Videoja përfshinte dy mesazhe të Pahlavit dhe forcave të rendit, e në grafikën shoqëruese shkruhej: “Ky është një mesazh për ushtrinë dhe forcat e sigurisë”. “Mos i drejtoni armët kundër popullit.Bashkohuni me kombin për lirinë e Iranit”! Princi nga ana e tij pati përcjellë më herët një mesazh për ushtrinë, duke nënvizuar se: Ju jeni ushtria kombëtare...
Burimi:
vizionplus.tv