Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Protestat në Iran, Franca, Gjermania dhe Britania dënojnë vrasjen e protestuesve
Presidenti francez Emmanuel Macron, ai britanik Keir Starmer dhe kancelari gjerman Friedrich Merz, dënuan sot “pa mëdyshje” “vrasjen e protestuesve” dhe “dhunën” e kryer nga forcat e sigurisë në Iran, në një deklaratë të përbashkët në të cilën të tre udhëheqësit u bëjnë thirrje autoriteteve iraniane të “tregojnë përmbajtje”. “Jemi thellësisht të shqetësuar nga raportet për dhunë nga forcat iraniane të sigurisë dhe e dënojmë fuqimisht vrasjen e protestuesve”, shkruan udhëheqësit e Francës, Britanisë dhe Gjermanisë, duke u bërë thirrje autoriteteve iraniane të “përmbahen nga dhuna dhe të respektojnë të drejtat themelore të qytetarëve iranianë”, ndërsa një valë protestash ka sfiduar regjimin e Republikës Islamike, e cila ka sunduar që nga viti 1979, në ditët e fundit. “Autoritetet iraniane kanë përgjegjësinë të mbrojnë popullin e...