Protestat në Iran dhe sulmet në Siri, Papa Leone bën thirrje për dialog dhe paqe në Lindjen e Mesme
Papa Leone ka bërë thirrje për “dialog dhe paqe” në Iran, gjatë fjalës së tij pas lutjes së Engjëllit të Shenjtë (Angelus), drejtuar besimtarëve të mbledhur në Vatikan. “Mendimet e mia shkojnë drejt asaj që po ndodh këto ditë në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Iran dhe Siri, ku tensionet e vazhdueshme po shkaktojnë vdekjen e shumë njerëzve”, tha Papa. Ai theksoi se shpreson dhe lutet që dialogu dhe paqja të kultivohen me durim, në shërbim të së mirës së përbashkët. Reagime ka pasur edhe nga liderë të tjerë ndërkombëtarë. Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, u bëri thirrje autoriteteve iraniane të përmbahen nga përdorimi i dhunës ndaj protestuesve dhe të respektojnë lirinë e shprehjes dhe tubimin paqësor, duke kërkuar gjithashtu lirimin e demonstruesve të ndaluar....
Burimi:
javanews.al