Protestat në Iran, 648 të vdekur! Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë ushtrinë

Protestat në Iran, 648 të vdekur! Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë ushtrinë

Të paktën 648 protestues janë vrarë në Iran gjatë demonstratave antiqeveritare, ndërsa pothuajse 10,700 persona janë arrestuar.Teksa numri mund të rritet më tej, Shtëpia e Bardhë tha përmes një deklarate se presidenti Donald Trump “nuk ka frikë të përdorë forcën kundër Iranit, por dëshiron diplomaci”.Zëdhënësja Karoline Leavitt i tha gjithashtu Fox News se Teherani po u dërgon Shteteve të Bashkuara “mesazhe disi të ndryshme” nga ato publike, duke sugjeruar një ton më pajtues.Presidenti, shtoi Leavitt, “është shumë i kujdesshëm në mbajtjen gjithmonë të të gjitha opsioneve në tryezë. Sulmet ajrore do të ishin një nga shumë opsione në tryezë. Diplomacia është gjithmonë opsioni i parë i presidentit”.