Protestat e përgjakshme në Iran, qeveria shpall tre ditë zie

Protestat e përgjakshme në Iran, qeveria shpall tre ditë zie

Qeveria iraniane ka shpallur tre ditë zie kombëtare për “dëshmorët”, përfshirë anëtarë të forcave të sigurisë të vrarë gjatë dy javëve të protestave, njofton televizioni shtetëror. Qeveria e përshkruan situatën si një “betejë të rezistencës kombëtare iraniane kundër Amerikës dhe regjimit zionist”. Presidenti iranian Masoud Pezeshkian u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në një “marshim të rezistencës kombëtare”, me tubime mbarëkombëtare nesër për të dënuar dhunën, e cila sipas qeverisë është kryer nga “kriminelë terroristë urbanë”, raporton televizioni shtetëror. Irani ka paralajmëruar se do të hakmerret nëse sulmohet nga SHBA-të. BBC-ja ka numëruar rreth 180 thasë me trupa të pajetë në pamje nga afër Teheranit. Agjencia amerikane Human Rights Activist News Agency (HRANA) thotë se ka verifikuar vdekjen e 495 protestuesve dhe 48 pjesëtarëve...