Protesta të dhunshme në Mineapolis, reagime të forta pas vrasjes së 37 vjeçarit nga agjentët federalë
Vrasja e një 37 vjeçari nga agjentë federalë të emigracionit në Minneapolis ka shkaktuar reagime të forta politike dhe protesta në rrugët e qytetit. Demonstruesit janë mbledhur në disa zona të Minneapolisit. Pamjet tregojnë përplasje mes tubuesve dhe forcave të rendit, ndërsa autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve për qetësi dhe shmangie të dhunës. Viktima ishte një qytetar i bardhë, shtetas amerikan. Të shtënat ndodhën mes valës së protestave të përditshme në Twin Cities të nisura që prej 7 janarit kur u qëllua 37-vjeçarja Renee Good, e cila u vra kur një oficer i Emigracionit dhe Doganave i drejtoi armën ndërsa ajo ishte në timonin e automjetit të saj. Mediat bejne me dije se agjentët federalë u përpoqën ta “çarmatosnin 37 vjeçarin, i cili....
Burimi:
vizionplus.tv