Protesta të dhunshme në Iran, mijëra qytetarë në Teheran lëshojnë thirrje kundër regjimit

Protesta të dhunshme në Iran, mijëra qytetarë në Teheran lëshojnë thirrje kundër regjimit

Irani po përballet me protesta massive në ditën e 12-të radhazi. Një valë e madhe  trazirash është shkaktuar  nga kriza ekonomike dhe rënia e standardeve të jetesës. Ato nisën si demonstrata të përhapura kundër rritjes së shpejtë të inflacionit dhe kolapsit të monedhës kombëtare. Turma të mëdha njerëzish janë mbledhur në Teheran dhe qytete të tjera. Teksa demonstruesit  kanë dalë kundër politikave ekonomike të qeverisë, interneti është ndërprerë në të gjithë vendin. Zjarr dhe thirrje për vdekjen e Ajatollahut Ali Khamenei u hodhën në këtë tubim masiv në Teheran, natën e të enjtes, që mblodhi mijëra pjesëmarrës. Protestuesit sulmuan dhe u  vunë flakën zyrave qendrore dhe mjeteve të njësisë së al-Basixh, një grup paraushtarak famëkeq, pjesë e Gardës Revolucionare, që akuzohet për ndërhyrje të dhunshme...