Prokuroria kërkon dënim me vdekje për ish-presidentin e Koresë së Jugut
Prokuroria e Koresë së Jugut ka kërkuar që ish-presidenti Yoon Suk Yeol të dënohet me vdekje, nëse shpallet fajtor për përpjekjen e dështuar për të vendosur ligjin ushtarak në dhjetor të vitit 2024. Gjatë seancës përfundimtare në një gjykatë në Seul, prokurorët e përshkruan Yoon si “organizatorin kryesor të një kryengritjeje”, akuza më e rëndë me të cilën ai përballet, raporton BBC. Sipas ligjit të Koresë së Jugut, drejtimi i një kryengritjeje dënohet vetëm me burgim të përjetshëm ose me vdekje, dhe prokuroria është e detyruar të kërkojë njërin prej këtyre dënimeve. Çështja lidhet me vendimin e Yoon për të shpallur ligjin ushtarak më 3 dhjetor 2024, një masë që zgjati vetëm disa orë, por që e futi vendin në një krizë të thellë politike. Pas këtij veprimi, ai u shkarkua nga Parlamenti dhe u arrestua për t’u përballur...
Burimi:
javanews.al