Prokuroria e Stambollit kërkon deri në 20 vite burg për ish-kryebashkiakun e Stambollit

Prokuroria e Stambollit kërkon deri në 20 vite burg për ish-kryebashkiakun e Stambollit

Prokuroria e Stambollit ka kërkuar një dënim prej 15 deri 20 vjetësh për katër të dyshuar, përfshirë edhe ish-kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoğlu, në kuadër të një hetimi për veprën penale të “spiunazhit politik”. Sipas aktakuzës, veprat penale supozohet të jenë kryer gjatë periudhës 2019–2025 dhe përfshijnë jo vetëm Imamoğlun, i cili u përjashtua nga detyra pas arrestimit, por edhe Hüseyin Gün, Nejati Özkan dhe Merdan Yandadaş. Rasti lidhet me një hetim më të gjerë kundër Imamoğlut për “krijimin e një organizate kriminale me qëllim përfitimin financiar”, ku u ngritën akuzat edhe për spiunazh politik. Aktakuza është dërguar në Gjykatën e 25-të Penale të Stambollit për shqyrtim. Aktakuza e dorëzuar nga Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit përbëhet nga 160 faqe, duke përshkruar një rrjet ndërkombëtar...