Problemet e Kinës: Rritje më e dobët dhe rënia rekord e numrit të lindjeve
Kina po përjeton një rritje më të dobët ekonomi, e njëkohësisht po bie nataliteti në nivel rekord. Deri në vitin 2100, popullsia e vendit mund të bjerë në 1.4 miliardë. Ekonomia e Kinës po përjeton një ngadalësim të ndjeshëm të rritjes ekonomike: Sipas të dhënave nga Byroja e Statistikave të Pekinit, produkti i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 4.5% në tremujorin e fundit të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo shënoi rritjen më të dobët tremujore për ekonominë e dytë më të madhe në botë që nga fundi i kufizimeve të rrepta të vendosura për shkak të pandemisë rreth tre vjet më parë. Në tre tremujorët e mëparshëm, rritja ishte më e lartë: përkatësisht 5.4%, 5.2% dhe 4.8%....
Burimi:
javanews.al