Pritet ulje e inflacionit në Eurozonë në vitin 2026, BQE: Çmime më të ulëta të energjisë

Pritet ulje e inflacionit në Eurozonë në vitin 2026, BQE: Çmime më të ulëta të energjisë

Në vitin 2026, për shkak të çmimeve më të ulëta të energjisë, do të ketë një ulje të mëtejshme të inflacionit në Eurozonë, në 1.9% nga 2.1% këtë vit. Sipas parashikimeve të ekspertëve të Bankës Qendrore Evropiane, BQE, parashikohet që çmimi mesatar i naftës Brent të bjerë më tej në 62.5 dollarë për fuçi mesatarisht në vitin 2026, nga 69.2 dollarë në vitin 2025. Po ashtu, edhe çmimi i gazit natyror në tregun e Amsterdamit do të bjerë në 29.6 euro për megavat-orë, nga 36.5 euro në vitin 2025. Ulja e çmimit të gazit natyror këtë vit të ri pritet të ndikojë edhe tek ulja e çmimeve me shumicë të energjisë elektrike, që parashikohet të jetë 75 euro për megavat-orë, nga 83.9 euro. Për çmimet...