Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara ndodhen në mes të “negociatave të nxehta” për të zgjidhur konfliktin me Iranin, duke lënë të kuptohet se diplomacia po bën përpjekjet e fundit për të shmangur një përshkallëzim total ushtarak. Në një intervistë telefonike për Fox News, Trump refuzoi të jepte detaje specifike mbi bisedimet, por konfirmoi se po shqyrton me seriozitet propozimin e fundit të ardhur nga Islamabadi zyrtar. Propozimi i Shehbaz Sharif: Dy javë armëpushim Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, i cili po luan një rol kyç si ndërmjetës mes Uashingtonit dhe Teheranit, ka paraqitur një formulë për të ulur tensionet. Propozimi i tij përfshin dy pika kryesore: Rihapjen e Ngushticës së Hormuzit nga ana e Iranit për një periudhë dyjavore si shenjë e vullnetit të mirë....