Princi në mërgim dhe ëndrra e rikthimit, çfarë planifikon Reza Pahlavi për Iranin

Princi në mërgim dhe ëndrra e rikthimit, çfarë planifikon Reza Pahlavi për Iranin

Për arsye sigurie, princi Reza Pahlavi nuk tregon se në cilin qytet ndodhet. Dihet vetëm se është në Shtetet e Bashkuara dhe se, për momentin, nuk ka të planifikuar një takim me presidentin amerikan, Donald Trump. Mes thirrjeve të protestuesve iranianë dëgjohen edhe sloganet: “Pahlavi do të kthehet” dhe “Rroftë mbreti”. Ndërsa një pjesë e popullsisë e sheh atë si një udhëheqës të mundshëm, të tjerë dyshojnë se djali i ish-shahut do të ishte në gjendje të drejtonte vendin në këtë fazë. Corriere Della Sera shkruan se ka shkëmbyer ca e-maile me të, ku flet edhe për planin e tij menjëherë pas largimit të Ali Khamenei-t. Ai nuk është kthyer në Teheran prej 47 vitesh dhe pyetje-përgjigjet e mëposhtme mund t’ju zbulojnë diçka më shumë mbi...