Princi i kurorës në mërgim thirrje botës: Ndihmoni protestuesit për të rrëzuar qeverinë e Iranit

Princi i kurorës në mërgim thirrje botës: Ndihmoni protestuesit për të rrëzuar qeverinë e Iranit

Djali i mërguar i shahut të fundit iranian u ka bërë thirrje vendeve të botës të ndihmojnë protestuesit për të rrëzuar qeverinë e Iranit, duke thënë se është i bindur se “Republika Islamike do të bjerë” dhe se nuk bëhet fjalë “nëse, por kur”. Reza Pahlavi, një lider opozitar me bazë në SHBA, kërkoi nga bota të godasë udhëheqjen e Gardës Revolucionare të Iranit, gjë që sipas tij “do të lehtësonte detyrën tonë dhe do të parandalonte më shumë humbje jete”. Më shumë se 2 mijë e 500 protestues janë vrarë, sipas një grupi të të drejtave të njeriut, në demonstratat që nisën për shkak të ekonomisë më 28 dhjetor dhe u shndërruan në thirrje për fundin e sundimit të Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali...