Pretendime se janë varrosur dy vajza, rihapen hetimet për fermën e Epstein në New Mexico

Pretendime se janë varrosur dy vajza, rihapen hetimet për fermën e Epstein në New Mexico

Autoritetet në shtetin amerikan të New Mexico kanë rihapur hetimet për aktivitetet e financierit të ndjerë Jeffrey Epstein në pronën e tij të njohur si Zorro Ranch, pothuajse shtatë vjet pas arrestimit të tij për trafikim seksual të të miturve. Prokurorët federalë në Neë York kishin deklaruar në vitin 2019 se Epstein kishte abuzuar me dhjetëra vajza të mitura në disa vende, përfshirë Manhattanin, Palm Beach dhe pronën e tij në Neë Mexico. Zorro Ranch i Epstein u përmend shpesh në procedurat penale dhe civile pas vdekjes së tij në burg më 10 gusht 2019, ndërsa priste gjyqin. Një hetim i fundit ka ngritur dyshime se autoritetet federale nuk e kanë kontrolluar kurrë fizikisht këtë pronë. Publikimi i rreth tre milionë dokumenteve hetimore sipas ligjit...