Presidenti Trump pezullon Lotarinë Amerikane
Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar programin e Lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa), pas sulmit me armë në Universitetin Brown, ku u vranë dy studentë dhe u plagosën nëntë të tjerë. Vendimi u konfirmua nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, e cila tha se pezullimi është urdhëruar për arsye sigurie. Autori i dyshuar, 48-vjeçari portugez Claudio Neves Valente, kishte hyrë në SHBA në vitin 2017 përmes këtij programi dhe ishte pajisur me Kartë Jeshile. Ai u gjet i vdekur pas një kërkimi disa-ditor dhe dyshohet se është përgjegjës edhe për vrasjen e një profesori të MIT dy ditë para sulmit. Sulmi ndodhi më 13 dhjetor, gjatë provimeve përfundimtare, kur autori hapi zjarr në një ndërtesë të universitetit. Trump ka kritikuar prej vitesh...
Burimi:
vizionplus.tv