“Presidenti të kërkon menjëherë!”/ Sekretari i Thesarit të SHBA bëhet për “ujë të ftohtë”, ikën nga intervista
Sekretari i Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Scott Bessent, është vënë në qendrën e vëmendjes nga mediat e huaja. Shkak është bërë tërheqja e tij e menjëhershme pas një thirrjeje që Trump po e kërkonte menjëherë në Dhomën e Situatave, në Shtëpinë e Bardhë. “Presidenti të kerkon menjëherë”, raportohet nga mediat e huaja se i është thënë Bessent. Pas këtij momenti, ai u largua nga intervista televizive që po zhvillohej po në ambientet e Shtëpisë së Bardhë. Ai u rikthye në intervistë pas rreth dy orësh, por entusiazmi i tij nuk i njëjtë si në fillim.
Burimi:
javanews.al