Presidenti kinez Xi Jinping takon kancelarin gjerman Friedrich Merz në Pekin
Presidenti kinez Xi Jinping u takua të mërkurën në Pekin me kancelarin gjerman Friedrich Merz, që ndodhet për një vizitë zyrtare në Kinë. Xi Jinping-u theksoi se Kina e Gjermania janë përkatësisht ekonomia e dytë dhe ajo e tretë më e madhe në botë dhe marrëdhëniet kino-gjermane nuk lidhen vetëm me interesat e të dy vendeve, por kanë edhe një efekt të rëndësishëm në Evropë dhe në botë. Situata aktuale ndërkombëtare po përjeton ndryshimet më të thella që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Sa më e trazuar dhe komplekse të bëhet bota, aq më shumë duhet që Kina dhe Gjermania të forcojnë komunikimin strategjik, të rrisin besimin e ndërsjellë strategjik dhe të promovojnë zhvillimin e vazhdueshëm të partneritetit të gjithanshëm strategjik dypalësh. Xi...
Burimi:
javanews.al