Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha se sulmet e Izraelit ndaj Libanit janë një shkelje flagrante e marrëveshjes së armëpushimit SHBA-Iran dhe se vazhdimi i tyre do t’i bënte negociatat të pakuptimta. “Ndërhyrja e përsëritur e Izraelit në Liban është një shkelje flagrante e marrëveshjes fillestare të armëpushimit. Ky është një shenjë e rrezikshme mashtrimi dhe mungese angazhimi ndaj marrëveshjeve të mundshme. Vazhdimi i këtyre veprimeve do t’i bëjë negociatat të pakuptimta. Gishtat tanë mbeten në këmbëz. Irani nuk do t’i braktisë kurrë motrat dhe vëllezërit e tij libanezë”, thuhet në deklaratën e tij. SHBA-të dhe Izraeli pohojnë se armëpushimi dyjavor nuk shtrihet në Liban, ku ushtria izraelite ka nisur dje një nga sulmet e saj më të ashpra ajrore. Irani dhe Pakistani, të cilët ndërmjetësuan...
Burimi:
javanews.al