Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka deklaruar se ndërprerja e menjëhershme e agresioneve nga SHBA dhe Izraeli, së bashku me garanci të forta kundër përsëritjes së tyre në të ardhmen, është e vetmja rrugë për të përfunduar luftën dhe për të parandaluar një katastrofë më të gjerë rajonale. Kjo deklaratë u bë gjatë një bisede telefonike me kryeministrin indian Narendra Modi të shtunën sipas një postimi nga Ambasada e Iranit në Indi në platformën X. Gjatë bisedës, Pezeshkian theksoi se çdo zgjidhje duhet të përfshijë garanci të qarta për të penguar sulme të ardhshme ushtarake kundër Iranit. Ai gjithashtu bëri thirrje që blloku BRICS të luajë një rol të pavarur në ndalimin e agresioneve kundër Iranit dhe në ruajtjen e paqes rajonale e globale. Pezeshkian ripërsëriti...
Burimi:
javanews.al