Presidenti i Iranit paralajmëron kundërshtarët: Mos krijoni iluzione se mund të na shkatërroni
Presidenti iranian ka lëshuar një tjetër deklaratë të fortë ku paralajmëron kundërshtarët e tij. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Pezeshkian theksoi se Irani ka një histori të gjatë dhe një qytetërim mijëravjeçar që nuk është zhdukur pavarësisht sfidave të shumta gjatë historisë. “Irani është trashëgimtar i një qytetërimi të paktën 6 mijë vjeçar. Përmes sprovave të historisë, asnjë fuqi nuk ka arritur ta zhdukë këtë emër historik”, u shpreh ai. Gjithashtu ai theksoi se çdo përpjekje për të shkatërruar vendin e tij është e destinuar të dështojë. “Kushdo që ka iluzionin se mund të shkatërrojë Iranin, nuk di asgjë për historinë. Sulmuesit kanë ardhur dhe janë larguar, ndërsa Irani ka qëndruar”, deklaroi Pezeshkian.
Burimi:
vizionplus.tv