Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

“Kërkesa e Shteteve të Bashkuara për një dorëzim pa kushte është një ëndërr që ata duhet ta marrin me vete në varr”. Është kjo kundërpërgjigjja e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili kishte deklaroi se vetëm “dorëzimi pa kushte” i Iranit do t’i jepte fund ofensivës që u nis një javë më parë. Pezeshkian e bëri këtë deklaratë në një fjalim të regjistruar paraprakisht që u transmetua të shtunën nga televizioni shtetëror. Ai gjithashtu kërkoi falje për sulmet e Iranit ndaj vendeve të rajonit, duke këmbëngulur se Teherani do t’i ndalë ato dhe duke sugjeruar se sulmet mund të kenë ndodhur si pasojë e një keqkuptimi në radhët e forcave ushtarake. “Kërkoj falje… nga vendet fqinje që...