Presidenti i Iranit: Disa vende po përpiqen të ndërmjetësojnë për t’i dhënë fund luftës me SHBA dhe Izraelin
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, njoftoi për herë të parë se disa vende kanë nisur përpjekje për ndërmjetësim për t’i dhënë fund luftës mes Iranit, SHBA-së dhe Izraelit. Sipas tij, çdo negociatë duhet të adresojë palët që, sipas Teheranit, e nisën konfliktin. Katari, Turqia, Egjipti dhe Omani kanë ofruar ndërmjetësim pas sulmeve të përbashkëta amerikano-izraelite të nisura fundjavën e kaluar. Megjithatë, ministria e Jashtme e Iranit kishte deklaruar më herët se momenti aktual është për mbrojtjen e vendit dhe jo për diplomaci. Në një postim në rrjetin X, Pezeshkian theksoi se Irani është i përkushtuar për paqe të qëndrueshme në rajon, por nuk do të hezitojë të mbrojë sovranitetin dhe dinjitetin e tij. Ai shtoi se ndërmjetësimi duhet të përqendrohet te ata që, sipas tij,...
Burimi:
vizionplus.tv