Presidenti Donald Trump i vendos kushte Kinës: Ndihmoni në Hormuz ose shtyhet takimi me Xi Jinping

Presidenti Donald Trump i vendos kushte Kinës: Ndihmoni në Hormuz ose shtyhet takimi me Xi Jinping

Presidenti amerikan Donald Trump mund të shtyjë vizitën e planifikuar në Pekin për takimin me presidentin kinez Xi Jinping, duke e lidhur zhvillimin e samitit me një ndihmë të mundshme kineze për sigurinë në Ngushticën e Hormuzit. Trump pritej të ishte në Pekin nga 31 marsi deri më 2 prill për një samit me Xi Jinping që konsiderohej i rëndësishëm për të ruajtur dhe stabilizuar armëpushimin tregtar mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, të arritur në tetor pas përplasjes së fortë për tarifat dhe teknologjinë të nisur nga administrata amerikane. Por tani presidenti amerikan po kërcënon se mund ta anulojë udhëtimin. Në një intervistë për “Financial Times”, president Donald Trump tha se vizita “mund të shtyhet”. Intervista telefonike me gazetën britanike ishte e shkurtër, por erdhi pas kërkesës...