Presidenti amerikan Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, kush e zëvendëson
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka shkarkuar këtë të enjte nga detyra Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, një aleate e ngushtë e tij, e cila ishte kritikuar për mënyrën se si kishte trajtuar dosjet e Epstein. Sipas CNN, zëvendësprokurori i përgjithshëm Todd Blanche (ish-avokat personal i Trump) do të shërbejë si prokuror i përkohshëm. Ndërkohë burime të Associated Press thanë se Trump kishte diskutuar privatisht mundësinë e zëvendësimit të Bondi me administratorin e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Lee Zeldin. Në këto biseda, presidenti shprehej i pakënaqur me Bondi-n për menaxhimin e dosjeve Epstein dhe pengesat që Departamenti i Drejtësisë kishte hasur në hetimet ndaj kundërshtarëve të tij politikë. Zeldin, ish-kongresmen republikan nga New York-u që kandidoi pa sukses për guvernator në vitin 2022, është...
Burimi:
javanews.al