Prag katastrofe atomike, Teherani dhe Moska ngrenë alarmin

Prag katastrofe atomike, Teherani dhe Moska ngrenë alarmin

Teherani dhe Moska deklaruan se një sulm u krye në një zonë pranë termocentralit bërthamor të Bushehrit të Iranit në Gjirin Persik, që për fat të mirë nuk shkaktoi asnjë çlirim materiali bërthamor apo lëndime. Alexey Likhachev, drejtor ekzekutiv i kompanisë ruse të energjisë bërthamore Rosatom, i cituar nga agjencia e lajmeve Tass, tha se “një sulm goditi zonën ngjitur me ndërtesën e shërbimit të meteorologjisë që ndodhet në vendin e termocentralit bërthamor të Bushehrit, pranë njësisë së energjisë operative. Nuk pati viktima midis personelit të Rosatom. Situata e rrezatimit në vend është normale”. Sulme të tilla pranë termocentraleve bërthamore janë një rrezik shumë i madh për të gjithë rajonin, pasi rrezatimi bërthamor që mund të përhapet, mund të jetë shkatërrues për miliona jetë njerëzish....