Portugali/ Parlamenti miraton kufizime për aksesin e fëmijëve në rrjetet sociale
Parlamenti i Portugalisë miratoi sot një projektligj, në leximin e tij të parë, i cili kërkon pëlqimin e qartë të prindërve që fëmijët e moshës 13 deri 16 vjeç të kenë akses në rrjetet sociale, duke u bërë një nga lëvizjet e para konkrete ligjore në Evropë për të vendosur kufizime të tilla, sipas Reuters. Autorët e projektligjit nga Partia Socialdemokrate në pushtet (PSD) thonë se ky ligj është i nevojshëm për të mbrojtur fëmijët nga bullizmi në internet, përmbajtja e dëmshme dhe individët predatorë. Një sistem publik i njohur si “Çelësi Digjital Mobil ” (DMK) do të përdoret nga prindërit për të dhënë pëlqimin, duke ndihmuar gjithashtu në zbatimin e ndalimit ekzistues për fëmijët nën moshën 13 vjeç për të aksesuar rrjetet sociale, platformat...
Burimi:
opinion.al