“Populli i guximshëm iranian të marrë në dorë fatin e tij”, Netanyahu bën thirrje për ndryshim regjimi

“Populli i guximshëm iranian të marrë në dorë fatin e tij”, Netanyahu bën thirrje për ndryshim regjimi

Izraeli po përgatitet për disa ditë sulmesh ndaj Iranit dhe “edhe më shumë nëse do të jetë e nevojshme”, ka deklaruar një burim izraelit për CNN, ndërsa tensionet në rajon vijojnë të përshkallëzohen. Sipas burimeve amerikane, edhe ushtria e Shteteve të Bashkuara është duke u përgatitur për disa ditë operacione ushtarake, në një kohë kur presidenti Donald Trump i ka cilësuar sulmet si “masive dhe në vijim”. Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka bërë thirrje për ndryshim regjimi në Teheran, në deklaratën e tij të parë publike pas nisjes së sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael. Në një video-mesazh, Netanyahu iu drejtua “të gjitha pjesëve të popullit iranian”, duke i bërë thirrje që “të flakin zgjedhën e tiranisë dhe të sjellin një Iran të lirë dhe paqësor”....