Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia ka njoftuar një plan ambicioz për të ndërtuar një sistem modern mbrojtjeje kundër dronëve përgjatë kufirit të saj lindor. Ky vendim vjen pas rritjes së kërcënimeve nga Rusia dhe rasteve të fundit kur dronë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore polake. Zëvendësministri i Mbrojtjes, Cezary Tomczyk, deklaroi se brenda gjashtë muajsh do të jenë gati kapacitetet e para, ndërsa sistemi i plotë do të përfundojë brenda dy viteve. Ky “mur” mbrojtës do të përfshijë: •Mitraljerë me shumë tyta dhe topa kundërajrorë; •Sisteme raketore për goditjen e objekteve fluturuese; •Pajisje elektronike për bllokimin e sinjalit të dronëve (jamming). Sipas zyrtarit polak, sistemi do të jetë i integruar me mbrojtjen ekzistuese, duke krijuar disa nivele sigurie për të parandaluar provokimet ruse që synojnë “të testojnë” gatishmërinë e...