Polonia: Evropa duhet ta mbështesë Trump, vetëm ai mund ta ndalë Putin

Polonia: Evropa duhet ta mbështesë Trump, vetëm ai mund ta ndalë Putin

Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki tha se Donald Trump është i vetmi udhëheqës botëror i aftë të ndalojë Vladimir Putinin nga kërcënimi ndaj Evropës. Në një intervistë me programin “Today” të BBC, ai tha se udhëheqësit rus nuk duhet t’i besohet, por se Evropa duhet të bëjë gjithçka që mundet për të mbështetur Presidentin Trump në përpjekjet e tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Presidenti Nawrocki ishte i njohur tashmë si një mbështetës i vendosur i Donald Trump. Ai thotë se me Rusinë e Vladimir Putinit që kërcënon vendin e tij, si dhe Evropën Qendrore dhe Lindore, presidenti i SHBA-së është i vetmi person që mund ta “zgjidhte këtë problem” si dhe t’i japë fund luftës në Ukrainë. Ai u pyet për miqësinë e tij me Donald...